Familias

Seksioni për Prindërit

Read this page in another language: français, English, español, Shqip (Albanian), ;العربية (Arabic), Български (Bulgarian), 中文 (Chinese simplified), 中文 (Chinese traditional), hrvatski (Croatian), فارسی (Farsi), Deutsch (German), italiano (Italian), македонски јазик (Macedonian), Polski (Polish), português (Portuguese), Română (Romanian), Русский (Russian), Српски (Serbian), Swahili, Tagalog (Tagalog), ไทย (Thai), Türkçe (Turkish), اردو (Urdu), Tiếng Việt (Vietnamese), Wolof.

_______

A keni nevojë për të shkuar në një takim prind-mësues, te takoni një mësues ose një anëtar të drejtorisë? A dëshironi të ndiqni dhe të kuptoni shkollimin e fëmijës tuaj ose formimit profesional të tij, por keni vështirësi për tu shprehur në frëngjisht?

Nëpërmjet programit të saj të interpretimit komunitar, ICV mund t'ju jap këtë ndihmë që t’ju lidh me dikë kompetent që e flet gjuhën tuaj dhe të institucionit të cilët mund të ju ndihmoj me ndonjë procedurë që ju dëshironi të ndërmirrni.

Me ndërhyrjen e përkthyesit tonë të komunitetit, ne mënyrë efektive mund t’ju ndihmoj të kuptoni përmbajtjën e një takimi, dhe ju lejon të mirrni pjesë aktivisht në të, nëse është për të marrë fjalën, për të bërë pyetje apo për të dhënë mendimin tuaj ose që të ndani shqetësimet tuaja.

Ndërhyrjet e personave kompetent që flasin gjuhën tuaj do t'ju mundësoj të mirrni pjesë në gjitha veprimtaritë e shkollës (takime, intervista individuale, festimet, etj) dhe në këtë mënyrë të rrisë shanset e fëmijës tuaj per sukses.

Për ti thënë jo përjashtimit, dhe po integrimit dhe mundësive të barabarta, mos hezitoni të telefononi në shërbimet tona.

Përdorni shërbimet tona

Ne ju ftojmë të plotësoni formularin tonë online. Nëse ju preferoni, ju gjithashtu mund të na kontaktoni me telefon në zyrën tonë në 41 22 800 14 36.

* Ky shërbim është i hapur për çdo person, pa marrë parasysh statusin e tij / saj, prejardhjen dhe gjendjen sociale.

©1998-2017 Migralingua|system mcart|Actualizado: 2013-07-15 09:00 GMT|Nuestra política | RSS|